Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

” SHOKËT “……

Isha “lart” kur pata fat,
Kisha shokë sa një armatë…
Sa si zinte derë e stanit,
E i mbaja “veshkë” mes dhjamit.
Mbanin nur, u qeshnin sytë,
Temena m’bënin ç’do ditë,
Pashë dyzina me urime,
Sa betoheshin në kokën time,

S’di më mori kush “më sy,”
A preva kashtën mbi kalli,
Shkela kallo në terr nate,
A mbi kurriz mbaja mëkate,
Ishte nata në të gëdhirë,
“Qyq “u gjenda n’shkretëtirë,
Këmbëzbathur n’rërën prush,
Nje gotë uji s’më zgjati kush. ..

Ikën shokët, nga më vanë,
Si zogj korbash u shpërndanë…
E lanë rërën, shkretëtirën.
Ca për shoqe, zgjodhën c’mirën,
Kush deshi pak të nxehtë,
Gjeti “klloçkë, hyri nën fletë,
Kush pati zemër të ligë,
Futi kokën në ” piramide, ”
Ca bënë kryq me këmbë e dorë,
Ranë në gjunjë, ndërruen “shënjtorë,”
Mua “qyq ” në shkretëtirë,
Ma bëj zot, si t’jetë më mirë…
S’kam fishkëllimë prej baritori,
S’kam as zërin prej tenori,
S’kam nje furçë prej llustraxhiu,
S’kam tupan daullexhiu,
S’do thërras shokët , do i lë qetë,
Se qudira ka kjo jetë. …
Vjen një qast e z’bathen vetë…..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com