“Llogjika” e “arsyeja” – Lek Gjonaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“LLOGJIKA” E ” ARSYEJA”……

Ku humbi llogjika,
ku gjendet arsyeja,
Motrushet binjake,
të lindura bashkë…?!
Se i adhuroj , i dua të dyja,
Në i shihni ,më thoni,
se do ju qeras……

Nën qiellin e ngrysur,
në shiun që bie,
Të ftohtit e dimrit,
ju hyri në palcë,
Më duhet një zjarr,
do i ngroh të dyja,
Do mbledh ca karthia,
pakëz dushk të thatë….

Mbi kasollen time,
kur të endet tymi,
Mi shuani shkëndiat,
të mos bien mbi kashtë,
Se unë do mbyll derën,
të mos hyjë ” tërbimi”,
I ligu ” satana” ,
që nxori motrat jashtë……

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com