Manushaqe Hoxha Laçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/manushaqe-hoxha-laci/ Poezi Laberia News Fri, 02 Oct 2020 19:48:00 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Manushaqe Hoxha Laçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/manushaqe-hoxha-laci/ 32 32 Kapitene jete! – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/10/02/kapitene-jete-manushaqe-hoxha-laci/ Fri, 02 Oct 2020 19:47:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12999 Kapitene jete! Merrmë në krahët e tua o erë, në fluturimin mbi dete pa u...

The post Kapitene jete! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kapitene jete!

Merrmë në krahët e tua o erë, në fluturimin mbi dete
pa u trembur nga egërsia e dallgës në kohë me stuhi.
Në thellësi të zemrës kam vullnetin e forcën me vete
e pamposhtur nga vuajtja e dhimbjet jam në brendësi.

Merrmë me vete o erë, kur mes reve të fluturosh
me dorë ti largoj shtëllungat e mbledhura lart në qiell.
Me besim e shpresë gjithmonë mund të fitosh
të kërcesh me hënën mundesh, në ditën me diell.

Merrmë kaltërsive, majat e maleve të përqafoj
të fluturoj me shqiponjën mbi shkëmbinj e lugina.
Jam kapitene besnike e jetës dhe vdekjen e sfidoj
nuk rri në pritje të heshtur si manekinet në vitrina.

The post Kapitene jete! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sillmë kafe me biskota! – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/30/sillme-kafe-me-biskota-manushaqe-hoxha-laci/ Wed, 30 Sep 2020 17:08:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12915 Sillmë kafe me biskota! Hidhmë syrin moj e bukur nën qerpikët e zinj të gjatë....

The post Sillmë kafe me biskota! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sillmë kafe me biskota!

Hidhmë syrin moj e bukur
nën qerpikët e zinj të gjatë.
Mos më rri me droje strukur
të kam lulen më të rrallë.

Moj e mira ledhatare
herët zgjuar çdo mëngjes.
Sillmë diellin në dritare
të ëmblën kafe nga ti pres.

Sillmë moj dhe dy biskota
kur t’më vish këtu pranë.
E imja do jetë tërë bota
kur me ty bashkë t’i ndajmë.

Hidhmë moj pakëz aromë
nga cep i buzës tënde.
Të shijoj kafen e ngrohtë
si prushi kur digjet me ëndje.

Moj e bukura plot me naze
hapin kur drejt meje hedh.
Ma mbush shpirtin me tallaze
në krah të dua moj përjetë.

The post Sillmë kafe me biskota! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirë se erdhe! – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/28/mire-se-erdhe-manushaqe-hoxha-laci/ Mon, 28 Sep 2020 20:07:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12879 Mirë se erdhe! Mirë se erdhe në shpirtin tim që dritë kërkonte kur horizonteve të...

The post Mirë se erdhe! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirë se erdhe!

Mirë se erdhe në shpirtin tim që dritë kërkonte
kur horizonteve të largëta hidhtte shikimin në kaltërsi.
Më rizgjove ëndrrën që flinte në zhgënjimet e kohës
krahët m’i forcove të fluturoj në hapësirat e një qielli të ri.

Mirë se erdhe o dritë dhe errësirën ma largove
zhytur në mua viteve, thellë kishte ngulur rrënjë.
Më solle bekimin, tjetër univers më dhurove
ku ka ditë me diell dhe natë me yje e hënë.

The post Mirë se erdhe! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Forca e një burri – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/forca-e-nje-burri-manushaqe-hoxha-laci/ Sun, 27 Sep 2020 07:00:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12798 Forca e një burri Mund ta masësh forcën e një burri dhe nga larg t’i...

The post Forca e një burri – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Forca e një burri

Mund ta masësh forcën e një burri dhe nga larg
t’i masësh butësinë mundesh në çdo ditë e stinë.
Pa nevojën e një peshoreje elektronike a metri të gjatë
por me fjalë shpirti që të mbushin zemrën me dashuri.

Forca e një burri nuk matet me peshën që zotëron
apo me dollarët që mund të sjellë netëve në shtëpi.
Madhështia me vlerën e bukurinë e vërtetë qëndron
në buzëqeshjet që të dhuron në trup, buzë e sy.

Nuk ka lidhje me thinjat a vitet në të cilat ka udhëtuar
as me numrin e vendeve në botë ku ka shëtitur.
Forca reale matet me dashurinë e kujdesin e dhuruar
me numrin e rrahjeve të zemrës kur është duke e pritur!

The post Forca e një burri – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dua o jetë! – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/25/te-dua-jete/ Fri, 25 Sep 2020 18:53:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12745 Të dua o jetë! Kur zbret agimi nga maja e malit qëndisur me lule fustanin...

The post Të dua o jetë! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dua o jetë!

Kur zbret agimi nga maja e malit
qëndisur me lule fustanin e bardhë.
Lehtë hedh hapin si vajza drejt djalit
lozonjare drite, me bukuri të rrallë.

Në syrin e tokës vijnë rrezet e diellit
mbi flokë e supe hidhet velloja e bukur.
Krenare ecën kaltërsia në kupën e qiellit
e lule më lule hap krahët çdo flutur.

Mes ujëvara dritash vallëzon natyra
nata largohet ngadalë me nostalgji.
Mëngjesi na dhuron buqetën me ngjyra
ditën nusërore sjell, për të vjetër e rini.

Ylberet shpalos qielli me duar e sy
Rrezja e jetës refren kënge dhuron.
Lumenj dëshirash zgjojnë ëndrrat aty
gonxhja hap petalet e natyra gjallëron.

Plot hire vjen muzgu e hapin hedh ngadalë
veshur fustan mbrëmjeje, në detaje zbukuruar.
Ledhaton ndjenjen me ëmbëlsi të rrallë
na sjell natēn magjike me trup të parfumuar.

Mbi mantelin e natyrës hëna hedh shikimin
me petale yjesh flokë e supe mbulon.
Nata i shtrin krahët përqafon njerëzimin
heshtja e qetësia butësisht tokën mbulon.

Herë hesht deti, herë dallga nuk bindet
përqafuar me shkëmbin natën e shijon.
Vala përkëdhel bregun që buza i digjet
gjithësia me bukurinë e jetës gëzon.

Qielli e toka gjithmonë do përshëndeten
qoftë dimër, vjeshtë, pranverë e behar.
Në shpirt kemi shpresën e dashurinë për jetën
që refrenin e ditë- natës e ushqen me nektar.

Sot qënkam flugeri që sheh ndërrimin e sitinëve.
Vetëm të më shikoni si më dridhen sy e mollëza.
Si qenka kjo jetë tek të zgjon vrulle rinie
Të bën që nga etja të ndërrosh tjegullat e forta.

Unë jam sot vetë qiell, shtrat, bar dhe lule
Jam shkëmb, det apo dhe gjoks që digjet nga ëndrra.
E dua sot një fustan të bardhë ta vesh në muzgje
Që të më përkëdhelë dora, shpirti-zgalem dhe kënga.

The post Të dua o jetë! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udha drejt teje! – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/23/udha-drejt-teje-manushaqe-hoxha-laci/ Wed, 23 Sep 2020 19:03:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12698 Udha drejt teje! Kam parë të lindë diellin dhjetëra e dhjetëra herë. Kam prekur e...

The post Udha drejt teje! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udha drejt teje!

Kam parë të lindë diellin dhjetëra e dhjetëra herë.
Kam prekur e shijuar pafundësi lulesh me aromë.
Por kur lexova shpirtin tënd mora mijëra diej
e më përkëdhelën lulet më të bukura në botë.

Kam ecur në rrugë të baltosura me hapin mbi gurë.
U jam lutur yjeve të më plotësojnë ndonjë dëshirë.
Por kur preka shpirtin tënd u vendosa brigjeve urë
e kurora yjësish m’u formuan në dorë e në sy.

Kam shëtitur mbrëmjeve mbi rërën e lagur në bregdet.
Pulëbardhat që notonin i kam ushqyer në dorë.
Por kur të njoha shpirtin për mua u bëre mbret
e jeta në udhë më vendosi si dhuratë një kurorë.

Kam parë sytë e hënës me vështrimin e ndrojtur.
Me buzët që më dridheshin bisedonim çdo natë.
Por kur të gjeta u ktheva në kështjellë të pamposhtur
bedenë kalaje, si shqiponjë në udhëtimin e gjatë.

The post Udha drejt teje! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drejt poezisë – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/1/ Sun, 20 Sep 2020 10:02:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12581 Drejt poezisë Brodha nëpër ditë, stinë e vite me poezinë në shpirt që nga mëngjesi...

The post Drejt poezisë – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drejt poezisë

Brodha nëpër ditë, stinë e vite me poezinë në shpirt
që nga mëngjesi I zhurmshëm e deri në netët e errëta.
Kurrë s’u ligështova nga rrugë e vështirë e pa dritë
as u dorëzova në ditët e gjata, të lodhshme e të nxehta.

Mblodha shkronja, emra, letra e copëza fjale
të hedhura pa kujdes në trotuar e shtigje të pashkelur.
Qëndisa me endje, pa bujë në poezi fjali e vargje
dhe formova mes brigjeve mbikalim ëndrre, një urë.

Nuk prita në stacionin e fjalës trenin e vargjeve
eca mes shkronjash, mbi gurë, asfalt e shkëmbinj.
Me poezi dua të ngjitem lart të prek majat e maleve
e të zhytem si zgalemi në dete e oqeane në thellësi.

Një ditë poezia më tha: “Jo nuk më kap dot!”
Po unë s’u mposhta e kurrë nuk mposhtem!
Se kam shpirtin e lirë që vetëm fluturon
e kurrë nuk thyhem, nuk trembem prej shqote.

The post Drejt poezisë – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O moj hënëz – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/13/o-moj-henez-manushaqe-hoxha-laci/ Sun, 13 Sep 2020 21:28:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12412 O moj hënëz O moj hënëz ledhatare hedhur trupin si selvi. Prekma syrin të ndez...

The post O moj hënëz – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O moj hënëz

O moj hënëz ledhatare
hedhur trupin si selvi.
Prekma syrin të ndez zjarre
pranë teje kur të vij.

O moj hënëz përmbi male
mbushur ballin me stoli.
Mos ma hidh syrin me naze
se po shkrihem si qiri.

O moj hënëz përmbi dete
sillmë aromë vajzërie.
Të të mbaj pishtar me vete
dritë ujvarash lumturie.

Hënëz moj, ulur në brigje
yjësi derdhur mbi ballë.
Kapërce gardhe e shtigje
jepi krahë ndjenjës së rrallë.

Hënëza ime, jepma dorën
buzëmbrëmjeve përgjithmonë.
Ta vendos mbi flokë kurorën
simbolikë e dashurisë tonë!

The post O moj hënëz – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lule e rrallë! – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/12/lule-e-rralle-manushaqe-hoxha-laci/ Sat, 12 Sep 2020 13:31:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12356 Lule e rrallë! Nga ballkoni i bardhë mes vazosh plot lulëzim, me aromë dehëse mbushen...

The post Lule e rrallë! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lule e rrallë!

Nga ballkoni i bardhë mes vazosh plot lulëzim,
me aromë dehëse mbushen flokë, duar e sy.
Në petalet që më buzëqeshin në çdo ledhatim,
marr buqeta falenderimi që kanë mbirë aty.

Karafili i bardhë me vello nusërie veshur,
me ditën më të bukur të vajzërisë më ngjan.
Më sjell ngjyrën e mirësisë të buzëqeshur,
dashurinë me aromën dehëse më të rrallë.

Karafili i kuq në dritare hedh të ëmblin shikim,
petalet më shumë hap, pas çdo vaditjeje a pikëz ujë.
Mbushet dhe qielli me mirënjohje e ngazëllim,
kur mbillet mirësia në parcela jete, pa bërë bujë.

Karafili blu butësisht ngjyrën qiellit ia ka marrë,
aromë lumturie mbledh nga larg në kaltërsi.
Me rrënjë e gjethe të kultivojmë dashuri të paanë,
të vijë në tokë me rrezet e diellit si mrekulli.

Lule paqeje të mbjellim në ballkon, oqeane, qiej e çati.
me nektar ta vadisim cep më cep e vend më vend.
Universi të vishet përjetësisht me dashuri,
me shpresë të mbushet çdo zemër anekënd.

The post Lule e rrallë! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fajtorë, pa faj! – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/12/fajtore-pa-faj-manushaqe-hoxha-laci/ Sat, 12 Sep 2020 12:46:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12332 Fajtorë, pa faj! Në fund të vjeshtës, një ditë në dhjetor, kur trishtueshëm dimri po...

The post Fajtorë, pa faj! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fajtorë, pa faj!

Në fund të vjeshtës, një ditë në dhjetor,
kur trishtueshëm dimri po hidhte rrënjë.
Rrinte strukur dielli si lulja në dëborë.
Në ditët e zymta e netët pa hënë.

Nuk e di mëkatin, dënimin në embrion.
Në momentin e ngjizjes a në të tijin krijim.
Bota mjerisht u pushtua me koronë.
Globi u burgos, mbyllur në izolim.

Fillimisht dëgjuam ca pëshpëritje frike.
Nga virus korona toka po mbulohet.
Njerëzimi zbaton shumë rregulla e ligje.
Të zhduket ligësia, bota të qetësohet.

Të na dënojê kërkon, si fajtorë, pa faj.
Për shpirtrat e lirë nuk ka burgje jete.
Shtriji krahët qetësi e mbulo çdo skaj.
Të gëzojmë të gjithë, nga foshnjat në djepe.

The post Fajtorë, pa faj! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>