Drejt poezisë – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Drejt poezisë

Brodha nëpër ditë, stinë e vite me poezinë në shpirt
që nga mëngjesi I zhurmshëm e deri në netët e errëta.
Kurrë s’u ligështova nga rrugë e vështirë e pa dritë
as u dorëzova në ditët e gjata, të lodhshme e të nxehta.

Mblodha shkronja, emra, letra e copëza fjale
të hedhura pa kujdes në trotuar e shtigje të pashkelur.
Qëndisa me endje, pa bujë në poezi fjali e vargje
dhe formova mes brigjeve mbikalim ëndrre, një urë.

Nuk prita në stacionin e fjalës trenin e vargjeve
eca mes shkronjash, mbi gurë, asfalt e shkëmbinj.
Me poezi dua të ngjitem lart të prek majat e maleve
e të zhytem si zgalemi në dete e oqeane në thellësi.

Një ditë poezia më tha: “Jo nuk më kap dot!”
Po unë s’u mposhta e kurrë nuk mposhtem!
Se kam shpirtin e lirë që vetëm fluturon
e kurrë nuk thyhem, nuk trembem prej shqote.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com