Mimoza Eliona Osmani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-eliona-osmani/ Poezi Laberia News Sun, 12 Sep 2021 06:35:36 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mimoza Eliona Osmani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-eliona-osmani/ 32 32 S’di… – Mimoza Eliona Osmani https://poezi.laberianews.com/2021/07/25/sdi-mimoza-eliona-osmani/ Sun, 25 Jul 2021 13:53:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20169 S’di… S’di ,nuk di pse s’më vjen turp, Ti shkruajë ndjenjës hyjnore, Kur më prek,...

The post S’di… – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’di…

S’di ,nuk di pse s’më vjen turp,
Ti shkruajë ndjenjës hyjnore,
Kur më prek, më bën shurup,
Ëmbëlsire … vajzërore.

S’di ,nuk di pse s’më vjen turp,
Të shkruajë për dashurinë,
Më duket vetja si çupë,
Vargjet vetë nga pas më vijnë.

Si flutura m’hipin mbi sup,
Dhe ca fjalë më pëshpërijnë,
Në se do të mbetesh çupë,
Lartësohe … dashurinë.

Dhe dy lot më ranë mbi shkrim,
Sa herë që jam dashuruar,
S’di pse zemra bën gabim,
Më bën zgjedhje të gabuar…

Ndjenjës do t’i shkruajë prapë,
Deri n’moshë të pleqërisë,
Do lë shkruar në qitap,
Vargu tijë le të më rrisë.

S’di ,nuk di pse s’më vjen turp
Ti shkruajë ndjenjës hyjnore
Më bëjnë që të ndihem çupë,
Vargje strukurat në pore.

Moza

The post S’di… – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti i Tiranës! – Mimoza Eliona Osmani https://poezi.laberianews.com/2020/12/13/loti-i-tiranes-mimoza-eliona-osmani/ Sun, 13 Dec 2020 19:07:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15705 Të djelë të mbarë miq! Loti i Tiranës! Më dhembi shpirti sepse jam nënë, Zemrës...

The post Loti i Tiranës! – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të djelë të mbarë miq!

Loti i Tiranës!

Më dhembi shpirti sepse jam nënë,
Zemrës kam gjak shqiptar, poeti,
Elegji varg e thurë, çdo lotë të rënë,
Për një të ri, u prek dhe deti..

Tu vranë fëmijët o shqipja nënë,
Unë “njerkës” nënë i them këtu,
Jam unë poeti , ta pata thënë,
Po kthehesh njerkë për bijtë e tu.

Ishte bir nëne, petrit o nënë,
Dhe unë poeti që sfidoj jetën,
Thërras.. o shtet kanibal -qenë
Na hedh hi sysh ,fsheh të vërtetën.

E vranë pas shpine , lënduan një nënë
Thanë një “zambak” në lule të “pranverës”
Sikur në faj a gabim zënë
Si pritet jeta në prag të derës.

Jam e mërguar larg ,një nënë
Ty ‘referohem polic i rendit
Si stë mjaftoi veç një herë shtënë?
Ty ..që gërvishe plagët vendit.

I të fejuarës lot.. kurorë,
Lot i babë-nënës bërë ligjërim
I motrës një mal me dëborë
Lot i Tiranës u bë kushtrim..

Më dhembi deri në asht, jam nënë.
Jam dega jote që malli treti
Ngre zërin prej këtej në hënë
Me armë jooo s’mbahet pushteti..

Moza

The post Loti i Tiranës! – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hidhmë farë përreth shtëpisë – Mimoza Eliona Osmani https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/hidhme-fare-perreth-shtepise-mimoza-eliona-osmani/ Sat, 12 Dec 2020 11:27:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15592 Hidhmë farë përreth shtëpisë. Llokume jashmaku tretur, Në të hodha dot në dorë, Ah, gjitone...

The post Hidhmë farë përreth shtëpisë – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hidhmë farë përreth shtëpisë.

Llokume jashmaku tretur,
Në të hodha dot në dorë,
Ah, gjitone ç’më ka gjetur
Mendjedhelpër ç’më bën zbor..

Epshi ndez,se kilometra,
Më josh era.. duke fjetur..
Më zgjoi .. dhe s’tha gjë tjetra..!
As pyeti në jam i etur…

Flutur lulesh , jaseminë..
Hidhmë farë përreth shtëpisë,
Diell që ma ndjek mërzinë,
Muzg që fal darkën urisë . ..

Terezi më prishe keçe,
E gjatë e hollë si çikore,
Herë kalon e veshur streçe,
Herë fustanet me kolore.

Faqet si mollët starkinge,
Syri det dhe qiell përzierë,
Ballët fushë ku bënin ring..
Dielli me yjet e mjerë…

Ah, balluket e pa prera,
Të mbulonin pak si perçe,
Dhe kur ëmbël frynte era,
Binin hundës kryeneçe.

Flaka në buzët e trasha,
Veç aty gjente parking,
Si raki me dollibasha
Dehem e nuk ri dot qengj..

Të pijë ujë , veçse një pikë,
Si burim tek ajo gojë,
Fut e nxir “fjalëkovën krik,
Bosh e pres , më vë në lojë.

Në e bëra dot për vete,
Gjoksin e vogël si gonxhe
Do çoj aromë në sepete ,
Lëngun do t’ia pi për ponxhë…!

Kuqërreme ndarë me vijë
Hënëlarë flokët e njomë..
Ndjenja goshdë hedh sytë çdo fije..
Që ta ketë prehërit “kufomë”!

Moza
Keçe= çupë
Jashmaku= shami koke

The post Hidhmë farë përreth shtëpisë – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të vijë papritur – Mimoza Eliona Osmani https://poezi.laberianews.com/2020/11/22/do-te-vije-papritur-mimoza-eliona-osmani/ Sun, 22 Nov 2020 20:21:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14874 Do të vijë papritur. Do të vijë papritur edhe pa kuptuar Në mes të natës...

The post Do të vijë papritur – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të vijë papritur.

Do të vijë papritur edhe pa kuptuar
Në mes të natës në dhomën tënde
Sa herë jam ngritur,por s’të kam zgjuar
Me ler të strukem në shpirt ,në mendje.

S’do të mundesh dot të thuash një fjalë
Do të rrëmbej në krahët e mija
Në zemër dashuri do t’kallë
Edhe të flije s’do mund të lija

S’doja të flije,që të mi ndjesh
Puthjet e nxehta me atë afsh
Ato buzëqeshje vesh me vesh
Si digjte zjarri zemrën dhe asht.

Puthjet në ballë trupin ta drodhën
Nga syri i bukur pikoi një lot
Sa flutura në stomak tu mblodhën
Vërshonin e nuk flisje dot.

Por, kur të putha në buzë e gushë
Me zë të mekur më the mos ..ndal..
U skuqe ti u bëre prush
Gjith botën mua më kishe falë.

Gjoksin e bukur të putha heshtur
Bashkë katër duart formuan flutur
Trupit lastar edhe të derdhur
Nektar kërkonin ,puthjet pa rreshtur.

Ashtu pa u ndier agimi çeli
Nga dashuria ne dehur joshur,
Për natë je hëna për ditën dielli
Një ëmbëlsirë që s’ndjen të ngopur..

Mimoza Eliona Osmani

E botuar

The post Do të vijë papritur – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse ka shije pul e botës? – Mimoza Eliona Osmani https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/pse-ka-shije-pul-e-botes-mimoza-eliona-osmani/ Fri, 17 Jul 2020 08:43:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9910 Mirëmbrema miqtë e mi! (Poezi me humor) Pse ka shije pul e botës? ****************”********* Ishte...

The post Pse ka shije pul e botës? – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirëmbrema miqtë e mi! (Poezi me humor)

Pse ka shije pul e botës?
****************”*********

Ishte autobuzi plotë,
S’u ula nuk gjeta stol,
E një vapë që s’rije dot,
Njerëz si në metro mol,

E ç’më panë sytë i mjeri,
E mbështetur ish, pranë meje,
E ëmbël kallam sheqeri,
Kjo shkëndijë si prej rufeje,

I flas, ashtu kot më kot,
Se di, se ku të kam parë,
Dhe ajo qeshi me lot,
Tha..o mik mos je i marë?

U ndjeva sikur përmjerë..
i verdhë dyll si prej veje..
E me zë si të ndërprerë
S’kisha më gjak nëpër deje

Mendova sërish me vete,
Një tjetër të dytë mënyrë,
Ah syzezkë seç ç’më trete,
Shkëlqen sikur je pasqyrë,

E çtë bëja,nuk po dija,
Kisha dhe me vete grua,
Vjedhurazi seç po të shihja,
Kush të pa nuk u lakmua,

Ata Sytë si kulumbri
Çmi hidhje nga do hareshëm
I ngazëllyer përbri
Doja fiq të zi të hershëm

Ç’më ngeli të varfërit peng
E në shpirt për të merak,
Jap para një trastë deng,
Veç një natë me të konak

buzët sikur mbi to shtrydhur
S’di në vishnje a qershi
S’po duroja më i ndrydhur
Tu afrova më karshi

Veshur atë minifund,
E të hapur gjoksit bluzë,
Cilin burr ti nuk ke mund
Me mollëzat e kuqe shpuzë,

Mbylla sytë të ëndërroja
Sikur të të haja gjoks,
Më ngel veç e hapur goja,
Më tërheq,një dorë me forcë,

Më tha gruaja bandill zbrit
Mbritëm tashmë në stacion
,I ziu ç’lash kolorit..
Atë femër medaljon

Reth gushe rruaza Zafir
si dy pasta Flora gjinjtë
Seç më hahet ëmbëlsirë
E për lëpirëse kërcinjtë

Të kolmet vithka tërë naze
E të ngjeshur atë pulpë
të të therja si pul taze
Vallahi s’më vinte turpë

Pse ka shije pul e botës ,
Na duket si më e majme,
shpesh herë i bëjmë dëm veç kokës,
Sa na nxjerrin dhe në lajme…

Mimoza Eliona Osmani.

The post Pse ka shije pul e botës? – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Na vrau pranverë… – Mimoza Eliona Osmani https://poezi.laberianews.com/2020/03/31/na-vrau-pranvere-mimoza-eliona-osmani/ Tue, 31 Mar 2020 12:39:33 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2902 Të martë të mbarë miq të shtrenjtë! Na vrau pranverë.. I zymtë ky qiell, Sikur...

The post Na vrau pranverë… – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të martë të mbarë miq të shtrenjtë!

Na vrau pranverë..

I zymtë ky qiell,
Sikur reja deti
Asnjë pulëbardhë,
Mjegullën s’e treti.

Si të jetë vampirë,
Zotëron,si mbreti..
Vdekja, jetë përpirë..
Sikur ditë kiameti.

Lodhur botë, e tëra
Gjumi nga sytë, jashtë..
Memece gërshëra. .. (që pret shirit jete..
E “dimri ” në asht.

Rrugën s’po gjejnë lulet,
Dallandyshet çerdhen,
Si grerëza vërsulet ..
Qindra balle zverdhen…

Fshehur rri ky diell,
Hënë pa ngjyrë përbri..
Heshtje bosh, skërfyell..
Netë të gjata gri..

Na largoi muzën,
Larg sikur aljen,
“Kristal” hedh mbi buzën,
Ky “dreq” bërë, nga ç’gen !?.. (ADN

Nuk na bën më dora
Dashurisë ti thurë
Kur mijëra kurora
Mbi mijëra qivurë.

Na vrau pranverë,
Reliket e vjetra..
Brezin më me vlerë
Dhe nuk bëka njetra. (. Mbas

Hije po lë pas
Plagë që do lëpirë..
S’dihet sa do zgjasë
Ky dhëmbë zgërdhirë..

Si një snajper apsolut..
Vret,le shenja si kërmilli,
“Bulëza vese” si barrut..
Lutu, qoftë ëndërr një prilli…

Mimoza Eliona Osmani

The post Na vrau pranverë… – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Syri i hënës.. – Mimoza Eliona Osmani https://poezi.laberianews.com/2020/03/14/syri-i-henes-mimoza-eliona-osmani/ Sat, 14 Mar 2020 12:53:59 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1437 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Mimoza Eliona Osmani Syri i hënës.. Retë e gllabëruan , për...

The post Syri i hënës.. – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Mimoza Eliona Osmani

Syri i hënës..

Retë e gllabëruan , për në qiej të tjerë..
Zemrës male rëre si ndër shkretëtirë,
Nga malli sa s’çahet si flluska në verë,
Dallandyshk e vetme, në botën.. hapësirë.. (bosh)

Qerpikët e natës pikojnë errësirë,
Me terrin e zi më veshi si korb,
Ku je syri hënës !? O sy i delirë!
Cili det të futi në tijën torb !?..

Si alieni zhdukur, ku je Eliksir !?..,
Ti vërtetë je qiell , yjet rreth ke valë,
Eja flutur shpirti thirr o bijë, o bir..
Oh , sa ka nevojë zemra tënden fjalë..

Disa re hajdute hënën më rrëmbyen ..
Veç tek syri saj, unë e nxirja mallin,
Me ca pika “shiu” sytë e mi gënjyen,
Por të mallit shpirt,si do mund t’a tallin!?..

I parajsës rob , o i kaltër glob…
Ledhatom me duart, si në vend të nënës..
Retë s’e dinë që vjedhja, paguhet me gjobë?
Të rrëmbejnë ç’të duan , por jo synë e hënës…

Mimoza sot

Mimoza Eliona Osmani

The post Syri i hënës.. – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në atë det… – Mimoza Eliona Osmani https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/ne-ate-det-mimoza-eliona-osmani/ Sat, 07 Mar 2020 06:36:28 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1108 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Nga Mimoza Eliona Osmani Në atë det… T’ja dini vlerë “lundroni”...

The post Në atë det… – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Nga Mimoza Eliona Osmani

Në atë det…

T’ja dini vlerë “lundroni” vetë…
Veç një i marrë prej saj, s’përqesh,
Sa rryma thithëse ka një det…
Sa mijëra dallgë “bregun”ngrenë peshë…

Sa tinguj, këngësh sa cicërima…
Sa pulëbardha e dallëndyshe…
Sa përtej resh “flenë” vetëtima…
Sa sytë e zjarrtë flasin më ndryshe…

Se sa direk ka deti tyre?…
Sa pika “vese” mbajnë mbi qepallë?
E plota hënë i ngjan asaj fytyre.
Sa djeg rufe e saja vallë?…

Në atë det…jam mbytur disa herë…
Kam gjetur brenda perla,e thesare…
Sa dalë në breg, janë bërë ylber…
Në terre muzgjesh, yje në dritare…

Sikur gëlqere në ato “puse”,
“Shuhem” në kaltërsinë pa fund…
Përzierje shpirti “si sallatë ruse”…
Provoni “thellësinë” që tund…

Se do të thoni paska të drejt.
Si rrathë të valëve nga një gur,
Përhapet zemrës ndjenjë e shtrenjtë,
E shpirti si një nimfë merr nur.

Si një magnet si një labirint,
Të dini…ëmbëlsisht tërheq…
Mund të të vdesë, mund të të rilindë…
Por, kurrsesi s’të zgjuan dreq…

Mimoza sot

The post Në atë det… – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sorrat po më hanë prej fyti – Mimoza Eliona Osmani https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/sorrat-po-me-hane-prej-fyti-mimoza-eliona-osmani/ Thu, 20 Feb 2020 22:13:14 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=265 Sorrat po më hanë prej fyti Kam në zemër gjak shqipëtari, Rrjedh si lum n’qeliza...

The post Sorrat po më hanë prej fyti – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sorrat po më hanë prej fyti

Kam në zemër gjak shqipëtari,
Rrjedh si lum n’qeliza , deje,
Në kup të qiellit shkon zjarri,
Zjarr i mallit për drejt teje.

Eeeej , jehon një krenari,
Sa buçasin fushat, malet,
Ky shpirt Atdhedashuri,
Tokës mëmë në gjunjë i falet.

“Zogjtë” e shqipes nëpër botë,
Kokën lënë mbas tek “foleja”,
Fjala kurbetli është shqotë..
“Shqotë” mes detit, “shi” tek reja.

Jam një “zog” malluar yti,
Zog majë lisit , pranë rrufeje,
Sorrat po më hanë prej fyti..
As kockat s’do më gjejnë prehje.

Dhe verbuar do gjej rrugë
Të t’ puth dheun ,plisat ,zeje,
Do ecë përmbi gjurmë nga fugë,
Fugë të mallit -lot që ndjej.

Kam në zemër gjak shqiptari,
Kam lënë Dardanisë pëllëmbë..
Dikur ..”trekëndësh” së mbari..
Çdo pjesë Atdheu më dhemb..

Kam në zemër gjak shqiptari,
Endur në çdo ind gjak çam,
Kufom kallmëni tek varri,
Shqipes…jo këtu ku jam..

The post Sorrat po më hanë prej fyti – Mimoza Eliona Osmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>