Hidhmë farë përreth shtëpisë – Mimoza Eliona Osmani
Hidhmë farë përreth shtëpisë.
Llokume jashmaku tretur,
Në të hodha dot në dorë,
Ah, gjitone ç’më ka gjetur
Mendjedhelpër ç’më bën zbor..
Epshi ndez,se kilometra,
Më josh era.. duke fjetur..
Më zgjoi .. dhe s’tha gjë tjetra..!
As pyeti në jam i etur…
Flutur lulesh , jaseminë..
Hidhmë farë përreth shtëpisë,
Diell që ma ndjek mërzinë,
Muzg që fal darkën urisë . ..
Terezi më prishe keçe,
E gjatë e hollë si çikore,
Herë kalon e veshur streçe,
Herë fustanet me kolore.
Faqet si mollët starkinge,
Syri det dhe qiell përzierë,
Ballët fushë ku bënin ring..
Dielli me yjet e mjerë…
Ah, balluket e pa prera,
Të mbulonin pak si perçe,
Dhe kur ëmbël frynte era,
Binin hundës kryeneçe.
Flaka në buzët e trasha,
Veç aty gjente parking,
Si raki me dollibasha
Dehem e nuk ri dot qengj..
Të pijë ujë , veçse një pikë,
Si burim tek ajo gojë,
Fut e nxir “fjalëkovën krik,
Bosh e pres , më vë në lojë.
Në e bëra dot për vete,
Gjoksin e vogël si gonxhe
Do çoj aromë në sepete ,
Lëngun do t’ia pi për ponxhë…!
Kuqërreme ndarë me vijë
Hënëlarë flokët e njomë..
Ndjenja goshdë hedh sytë çdo fije..
Që ta ketë prehërit “kufomë”!
Moza
Keçe= çupë
Jashmaku= shami koke
