Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Do të vijë papritur.

Do të vijë papritur edhe pa kuptuar
Në mes të natës në dhomën tënde
Sa herë jam ngritur,por s’të kam zgjuar
Me ler të strukem në shpirt ,në mendje.

S’do të mundesh dot të thuash një fjalë
Do të rrëmbej në krahët e mija
Në zemër dashuri do t’kallë
Edhe të flije s’do mund të lija

S’doja të flije,që të mi ndjesh
Puthjet e nxehta me atë afsh
Ato buzëqeshje vesh me vesh
Si digjte zjarri zemrën dhe asht.

Puthjet në ballë trupin ta drodhën
Nga syri i bukur pikoi një lot
Sa flutura në stomak tu mblodhën
Vërshonin e nuk flisje dot.

Por, kur të putha në buzë e gushë
Me zë të mekur më the mos ..ndal..
U skuqe ti u bëre prush
Gjith botën mua më kishe falë.

Gjoksin e bukur të putha heshtur
Bashkë katër duart formuan flutur
Trupit lastar edhe të derdhur
Nektar kërkonin ,puthjet pa rreshtur.

Ashtu pa u ndier agimi çeli
Nga dashuria ne dehur joshur,
Për natë je hëna për ditën dielli
Një ëmbëlsirë që s’ndjen të ngopur..

Mimoza Eliona Osmani

E botuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com