Pse ka shije pul e botës? – Mimoza Eliona Osmani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mirëmbrema miqtë e mi! (Poezi me humor)

Pse ka shije pul e botës?
****************”*********

Ishte autobuzi plotë,
S’u ula nuk gjeta stol,
E një vapë që s’rije dot,
Njerëz si në metro mol,

E ç’më panë sytë i mjeri,
E mbështetur ish, pranë meje,
E ëmbël kallam sheqeri,
Kjo shkëndijë si prej rufeje,

I flas, ashtu kot më kot,
Se di, se ku të kam parë,
Dhe ajo qeshi me lot,
Tha..o mik mos je i marë?

U ndjeva sikur përmjerë..
i verdhë dyll si prej veje..
E me zë si të ndërprerë
S’kisha më gjak nëpër deje

Mendova sërish me vete,
Një tjetër të dytë mënyrë,
Ah syzezkë seç ç’më trete,
Shkëlqen sikur je pasqyrë,

E çtë bëja,nuk po dija,
Kisha dhe me vete grua,
Vjedhurazi seç po të shihja,
Kush të pa nuk u lakmua,

Ata Sytë si kulumbri
Çmi hidhje nga do hareshëm
I ngazëllyer përbri
Doja fiq të zi të hershëm

Ç’më ngeli të varfërit peng
E në shpirt për të merak,
Jap para një trastë deng,
Veç një natë me të konak

buzët sikur mbi to shtrydhur
S’di në vishnje a qershi
S’po duroja më i ndrydhur
Tu afrova më karshi

Veshur atë minifund,
E të hapur gjoksit bluzë,
Cilin burr ti nuk ke mund
Me mollëzat e kuqe shpuzë,

Mbylla sytë të ëndërroja
Sikur të të haja gjoks,
Më ngel veç e hapur goja,
Më tërheq,një dorë me forcë,

Më tha gruaja bandill zbrit
Mbritëm tashmë në stacion
,I ziu ç’lash kolorit..
Atë femër medaljon

Reth gushe rruaza Zafir
si dy pasta Flora gjinjtë
Seç më hahet ëmbëlsirë
E për lëpirëse kërcinjtë

Të kolmet vithka tërë naze
E të ngjeshur atë pulpë
të të therja si pul taze
Vallahi s’më vinte turpë

Pse ka shije pul e botës ,
Na duket si më e majme,
shpesh herë i bëjmë dëm veç kokës,
Sa na nxjerrin dhe në lajme…

Mimoza Eliona Osmani.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com