Sorrat po më hanë prej fyti – Mimoza Eliona Osmani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sorrat po më hanë prej fyti

Kam në zemër gjak shqipëtari,
Rrjedh si lum n’qeliza , deje,
Në kup të qiellit shkon zjarri,
Zjarr i mallit për drejt teje.

Eeeej , jehon një krenari,
Sa buçasin fushat, malet,
Ky shpirt Atdhedashuri,
Tokës mëmë në gjunjë i falet.

“Zogjtë” e shqipes nëpër botë,
Kokën lënë mbas tek “foleja”,
Fjala kurbetli është shqotë..
“Shqotë” mes detit, “shi” tek reja.

Jam një “zog” malluar yti,
Zog majë lisit , pranë rrufeje,
Sorrat po më hanë prej fyti..
As kockat s’do më gjejnë prehje.

Dhe verbuar do gjej rrugë
Të t’ puth dheun ,plisat ,zeje,
Do ecë përmbi gjurmë nga fugë,
Fugë të mallit -lot që ndjej.

Kam në zemër gjak shqiptari,
Kam lënë Dardanisë pëllëmbë..
Dikur ..”trekëndësh” së mbari..
Çdo pjesë Atdheu më dhemb..

Kam në zemër gjak shqiptari,
Endur në çdo ind gjak çam,
Kufom kallmëni tek varri,
Shqipes…jo këtu ku jam..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com