August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SONTE..!

Sonte mbi supe,erdhën dhe mu ulën ca yje .
Hëna,zbrti nga qielli,dhe ul në prehrin tim.
Si kjo hënë e re,prisja që edhe ti, të më vije.
Në “Kashtën e Kumtrit”të mbillje emrin tim!

Sonte valët e detit,një serenatë po këndonin.
Mes dhjetëra zërave,dëgjova edhe zërin tënd.
Ato i këndonin bregut,marrëzisht e dashuronin!
Mes valëve,si skluptor,portretin tënd e gdhënd!

Me bregun flas,bisedoj si me një mik të vjetër.
Vetëm bregut,nuk mund ti mbaj asnjë sekret!
Në miliarda vjet,ai veç valës,ska dashur tjetër.
I çmendur thërras,dhe unë veç njërën dua,o det

Shpesh,vetja më ngjan si kandil drtëshumë deti
Ty,unë të krahasoj,me më vezulluesen sirenë.
Në detin dallgë shumë,s’të ndjek dot,unë poeti.
Për ty sa deti,do të thurr përditë,nga një poemë!

Sonte,ca yje më pëshpërtën tek veshi një emër
Hëna,një det dritë jete,ju dha vargjeve të mija.
Pa u ndjerë,si drita e Hënës,mu fute në zemër!
Në çdo rrahje zemre më flisni..,ty edhe poezia!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com