Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ruje zemrën tane
duj me masë ,me maskë

ruje zemrën tane
duj pak , mos gabo shumë me dasht

ruje zemrën tane
mos u mashtro , prej dashnisë s’madhe ik, vrapo

ruje zemrën tane
mos le me t’tradhtu sytë, shikimin e turbulluem prej dritave t’dashnise mos e le sytë me t’i mbyll

ruje zemrën tane
me mure t’trasha ,dyer çeliku ,
me ushtar’, mos lejo pranë derës me u dhez asnji zjarr

ruje zemrën tane
n’bodrume t’thella,
n’dhoma t’err’ta me perde t’trasha …

ruje zemrën …

e pa puthun, pa ledhatime,
pa dashni, pa vaj , pa vrraga
pa zjarr, pa dritë , pa lule
akull , si e dimrit nata

Xhejlane Tërbunja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com