Bukuri qe rri syve – Ylli Pollogati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BUKURİ QÊ RRİ SYVE

Njê natê e gjatê, si mur ra mbi mua
dhe kêngê atê fundvere, u bê njê serenat melankolike,
vêshtrimin mê mbyste loti i fshehur,
qante zêmra…

Qyteti, njê hapsirê e zorshme…
era, herê mê pêrqafonte e herê mê trêmbte,
njê herê bashkê me shtêrngatên,
kur buzêt e njoma nisên cikjet,
mê pêrplasên…

Bukuria mbeti syve
dhe kur jeta ma fshehu
jetê iu bê êndrave
afrohej si dashuri zêmre
qeshnin sytê, mê verbonte
bukuria, qê i dorzohej dashurisê…

Vêrtet, e mundimêshme
dhe pse me thinja ma shtonte etjen
ç’rregullime nisi frymêmarrja
ç’mê tha, se dêgjova kur buzêt mi afroj,
si marrveshje e heshtur…

Ajri digjte gêrmat e fjalêve nêr buzêt e kafshuara,
qê çmalleshin nga vitet fshehur…
afshi vêrtitej syve e tretej shikimit malluar.

Zogjtê, herêt kishin nisur kêngêt pranverore,
bashkê me shpresên time…

Y.P /JANAR – 2020 –
———///////———-

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com