Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Hënës

Ti hënë besnike e kupës qiellore
që rënkueshëm vajton lotin e djegur në lumenj zhgënjimesh.
Me tëndin vezullim mjekon plagë dhimbjesh
frikëra që në vorbullën gllabëruese përpëliten.

Magjishēm dritën ndez në terrin e klithmës
lotin derdh nga krateret me rrëmbim
të pastrosh botën që mjerisht zvarritet
lajmëtare ndjenjash besnike në shërbim.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com