Krahina ime (Labëria) – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Krahina ime (Labëria)

Qeleshe të bardha hidhen mbi kreshpat e tua
Prej dorës qiellore që nuse të stolisi ty
Malet rreshtuar si fëmijë të kapur përdorë
Me fustanellat me pala se ky vend quhet Labëri .

Majat e larta zgjaten si të kapin yjet
Në këmbët e tyre valët me brigjet lodrojnë
Përcjellin aromë pishe dhe ahu pyjet
Përzihet me flladin e jodin e deh kjo aromë.

Këtu zoti ka ngritur hojet e mjaltit të shpirtit
Me frymën tij të shenjtë brumin gatoi
E buzës i fali dallandyshje qumështin e gjirit
E sytë i bekoi të ishin porsi shqiponjë.

Fjalën e gdhendi me dalten e tij ëngjëllore
Që peshë tu kishte e vlerë si flori në kuvend
Shamizezat i veshi me shpirtin e bardhë si shtatore
Balli të ishin ,zonja e trime me mënd .

Ketu derdhet rakia në dasma e pritje miku
E zemra hapet e ciltër bujare flori
Këtu fjala jepet e besa është më e fortë se celiku
Se kjo tokë e bekuar quhet Labëri !

Erë trëndeline dehen livadhet e tua
Aromë dashurie e ciltër buron nga cdo gji
Ninullat këndohen edhe duke vajtuar
Se asgjë si mposhti Labet ..as luftë as stuhi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com