Xhelozia veti e keqe ! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

XHELOZIA VETI E KEQE!

Të prishin gjakun e t’a bëjnë ujë
Se në shpirt, ata mbjellin xhelozi,
Bukurinë e shpirtit s’njohin kurrë,
Si predhë vrasin, me fjalën e ligë.

Ah kjo xhelozia, e nxirë xhelozia
Si një mjegull, që rrugën bllokon,
Ti ecën përpara, ata i mbyt habia,
Shpirtrat e artë, asgjë nuk i ndalon.

Ju xhelozë, sa të doni shpërtheni
Shpirti skllav, mbyllur hermetikisht,
Dritare zemre, krejt zili i mbërtheni,
Më vjen keq, të izoluar fatkeqësisht.

Me vlerat e tjetrit, ju mbyti xhelozia
Njerëzit e ndërgjegjshëm i sulmoni,
Ku s’ka dinjitet, ka humbur fisnikëria,
Me shpirtin e zi, vazhdoni e lëndoni.

Një gjë di ma mësuan, baba e nënë
Mos dëgjo çfarë flasin, ti ec përpara,
Mbaj Zot në shpirt me engjëjt të tërë,
Me shpirtin e ligë, mos u vër në gara.

Bukurie Binjaku. 27. 5. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com