Ju që prisni veç rrëzimin – Jeta R Fejzaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ju qe prisni veç rrezimin
Mos gezoni te gezuar
Te rrezohesh eshte njerzore
Keq kur s tenton per tu cuar

Ju qe prisni dhe guisni
Pesh e pesh ca fjale ne vesh
Rrezimi nuk eshte per nje
Per te gjith shkon si peshqesh

Ju qe prisni ngrini veshet
se rrezimi do bej zhurme
Ta dini qe zhurma juaj
Do degjohet dhe me shume

Ju vec ju lojtare te thekur
Fasade e kini buzqeshjen
Sa bukur e beni rolin
Interes vendoni heshtjen

Ju kush tjeter mund te jete
Galopant me hapa breshke
Miresise i vini kemben
Dhe respektin per urrejtje

Ju vec ju qe vetem prisni
Zhurmen se mos ca rrezohen
Dhe ne rafshin pak per ane
Ne te qinden prap do cohen

Qe ta dini mire ju theme
Para juve s gjunjezohen
Edhe kur te jene ne hall
Vetem zotit do drejtohen

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com