Të robëruar nga e sotmja – Drita Popaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të robëruar nga e sotmja

Sa herë që takohen
E ndërrohen datat
Të sotmen ma ngulfatë
E djeshmja
Sikur njerëzit të kthenin nganjëherë
Kokën kah fëmijëria e tyre
Të besonin akoma në gojëdhëna
Mite e përralla
Në botë do të kishte shpresë
Dhe ëndrra
Më e bukur do të ishte zhgjëndrra
Koha nuk do të fluturonte
Si tani
Dhe bota
Imagjinojeni
Do të ishte më e madhe
Shumë më e madhe
Jemi robër
Të së sotmes

Drita Popaj – Eja në ëndërr

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com