Fjalët që s’ti thashë kurrë – Zymer H. Haliti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FJALËT QË S’TI THASH KURRË

Ishte pasdite e muajit të freskët qershor
Nga larg të vështroja tek flisje n’koridor
Unë i strukur në kënd afër murit guror
Të shikoja ëmbël me ato faqet si mollë

Ajo ditë iku dhe kaluan muaj s’të pashë ty
Ndonëse të kërkoja rrugëve e nëpër qytet
Atë fyryrë të bukur,të kristaltë dhe ata sy
I kërkoja çdo ditë,natë,javë,muaj dhe vjet

Askund s’të takova ty e bukura e dheut
Thonin se ka shkuar jasht në perëndim
Fjalët që kisha zgjedhur si të Romeut
Mbetën në mendjen time si shtrëngim

Ecë edhe sot asaj rruge ku të takova ty
Kërkoj të shoh vetëm.dhe njëherë në sy
Të kuptoj të vërtetën,vallë më ke dashur
Apo vetëm unë në mendje të kam pasur

S’di nëse mund ta quaj se ishte dashuri
Kur nuk arrita asnjëherë të flas me ty…
Por,e di që të kam dashur siç do një i ri
Edhe sot nga larg ëndërroj për ata sy…!
Zymer H.Haliti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com

1 thought on “Fjalët që s’ti thashë kurrë – Zymer H. Haliti

Comments are closed.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com