Kur isha pa martuar – Fatime Kalimashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUR ISHA E PA MARTUAR

Kur isha pa martuar
Më thoshe të dua për grua
As në katund as në kojshi’
Nuk ka femër sikur ti

Kur isha vajzë beqare
Me thoshe pa të marr s’kam qare
Në ty më ka zënë dashnia’
Nuk ma nin’ çka më thonë shpia’

Me thoshe për ty ia vlen belaja
Se shumë m’ka zënë sevdaja
E tash thua kuku për mua
Me kë qenkam martua

Kur isha vajzë e re
Më thoshe për ty e jap jetën
E tash thua eh haj medet
Se qysh erdh ky vakt i shkretë

Valla’ burrë me drejtë e ki’
Sa herë flet ia qëllon
Se ky vakti pak i vështirë
As knusi’ ma s’po këndon

Tyneherë’ ndryshe u kan’
S’të ka vet as babë as nanë
Nuk po flas më për vllazni’
Kryet në thes vec ta kanë shti

A të ra taman a jo
Kush s’të ka vet a po t’pëlqen
Ule kryet e qoje bythën
Mshile’ gojën se të lëshojnë n’vend

Kjo dynja krejt u rrotullua
U bë zor me u martua
Edhe vetes nuk i beson
Nuk po dihet se kush po knon’

A po knon’ gjeli a pula
A vendos burri a gruaja
Në hall me të po pa grua s’ban’
Se kështu Zoti e ka lan’

14.4.2020
Fatime Kalimashi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com