Podujeva ime – Violeta Kadriu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Podujeva ime
sa e bukur je,
në ty sot ka ra
një rreze e re.
— Jo, nuk është kjo
një rreze prej dielli,
por, janë sytë e tu
të kaltër si qielli.

Kaltërsi e tyre
mua më verboi,
Shikimi që më bënë
si shigjetë më shpoi.
tejpërtej zemrën
mua seq ma shpuan,
ndjenjat e shafitura
në shpirt m’i trazuan.

Athua, nga na zbrite
ti moj bukuroshe,
ku ke ndenjur fshehur
mori sykaltëroshe?
— Athua prej ndonjë ylli
tinëz ti ke ra,
apo zbrite nga parajsa
syri im me të pa?!

N’momentin që të pashë
gjakun seç ma shkrive,
me ecjen lozonjare
dorë e këmbë m’i mpive.
U ndala, thashë me vete:
— Mos vallë ëndërr jam?!
Pa pra pyesja veten
me t’u afru forcë a kam?

E këndova për ty
një këngë me zë bilbili,
I këndova aromës
tënde si trëndafili.
E humba toruan,
në gjunjë për ty rashë,
si lulë Bozhur Kosove
zemrën në dorë ta lash.

— Violeta Kadriu, 4/30/2020, Podujevë,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com