Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KRONI
Kroni nuk duron shfronësim
Më flet me gjysëm zëri
Nga frëngjia e atij Tempulli
Orakulli i Dodonës
Nga frika e këtij deliri
Kroni gëlltiti edhe fëmijët e vet
Poseidonin Hadin Vesten
Demetren të gjithë
Vazhdon legjendën
Orakulli i Dodonës
Nga kjo gjëmë e madhe
Shpëtoi vetëm Zeusi
Të cilin e ëma e tij Rea
E lindi në një shpellë të thellë në Kretë
Në vend të trupit të tij të njomë qumësht
Kroni gëlltiti një gurë të ngrefosur
Të mbështjellë në shpërgënjë
Nga e shoqja e tij Rea
Në hyrje të shpellës
Priftërinjët Kuretë
U binin mburojave me shpatë
Sa herë që Zeusi i vogël qante
Që të mos e dëgjonte ati i tij Kroni
O Zoti im sa e madhe ishte lebetia
Në kafazin e hekurt
Me luanin e frikës brenda
Nga ky at i egër
I sëmurë nga deliri i Fronit
Dhe kështu u rrit Zeusi
Merr krah legjenda
Nën përkujdesjen e nimfës Andraste
I mbrojtur nga priftërinjët Kuretë
Çdo ditë
Me qumështin e vet të bardhë borë
E ushqente dhia hyjnore Amalte
Ajo pra dhia Amalte
Ajo që kokën mban ngrefosur
Mbi përkrenaren e praruar
Të Mbretit tonë Skënderbe
Kroni dyshonte në çdo gjë
Dhe në vetën e tij dyshonte
Pas llumit të asaj ëndërre të llahtarisur
Gjuante me rrufe zjarri mbi çdo gjë
Që mbi kokën e tij lëvizte
Madje vrau edhe zogjt e Stimfalit
Roje mbi fron që i bënin
Ah edhe ajo ëndërr
Që e kishte lemerisur në thellësi
Që Fronin mund të rrëmbente
Dikush nga bijtë e tij
Kroni vërtetë u vra
Nga biri i tij Mbret
Por akoma rron në skutat e errëta të mendjes
Miti për atin e egër
Që për Fron kollofisi
Edhe bijtë e vet
Në çepallat e syve
Seç më rëndon një si terr i zi
Dhe nuk shoh dot më
As Orakullin e Dodonës
As të zbehtën hijen e tij
Legjenda e trishtë e Kronit
Nëpër kohë kudo pas më ndjek
E shpërfytyruar
Në të Shekspirit Makbeth

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com

1 thought on “Kroni – Mehmet Breznica

  1. Padyshim ,potencoj se kjo është njëra ndër poezitë më e mira që kam lexuar nga shkrimtarë shqiptarë.
    Dhe jo vetëm kaq ,kjo poezi mund të them, lirisht rri në të njëjtin gradacion me”Laokontin “e Kadaresë,bile shkon edhe përtej saj.
    Të arrish ta kuptosh e zbërthesh në nivelin e saj nuk të mjafton të jesh një notues i mirë i detit të letërsisë së vjetër e mitologjike,por edhe të jetosh me personazhet e asaj kohe në kohën e të sotmes dhe me një sy kritik e përmbajtësor të arrish t’i gërshetosh të dyja kohët bashkë.
    Është me rëndësi të theksohet se kjo poezi është përplot figura të ndryshme,bile edhe në kohë të ndryshme historike,por të sjellura para nesh me një gjuhë e stil të veçantë e kujdes të tepruar të analogjisë me kohën tonë.
    Thënë më mirë ,koha e sotme në prizmin e dritares së kohës dhe të bëmave të tyre.
    Të lumtë ,Mehmet !

Comments are closed.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com