S’do kem më përqafimin tënd – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

S’DO KEM MË PËRQAFIMIN TËND!

Këtë ditë qielli është i murmë
Dhe syri nga loti m’u mjegulluaa
Ike Baba, ike pa shumë zhurmë
Ti ike, po dhimbjen le tek mua.

Portën e shtëpisë e le hapur
Se s’do jesh më për të më pritur
Kur të vij nga malli i kapur
Malli për ty do më ketë zhuritur.

Ti ike nxitimthi, s’prite për ne
Të na thoshje një fjalë ishte vonë
Të të hidhnim të paktën një grusht dhe
Me dorën tonë.

Fjala jote që ndizej si eshkë
Për gjithë jetën do na ndjek pas
Herë si zog i butë, herë si lumë i rreptë
Nëpër ditë-netë, mendjën do ta vrasë.

Sot kujtimet një nga një i mblodha
Se jeta pa to s’do kish kuptim
I mblodha dhe çuditërisht më dridhej dora
Dhe zogjtë bashkë me mua ranë në pikëllim.

Rri i menduar dhe në kujtime humbas
Ndjej përkëdheljet e tua, që ende s’janë fshirë
S’gjej më fjalë që me ty të flas
Përveç fjalës lamtumirë!

Pse babai im kështu të kishe fundin,
Pse s’prite akoma, pse nxitove vallë?
Po ne prapë do jemi bashkë sa të mundim
Në shpirtin tim sa të jem unë gjallë.

Ky çast më i vështiri më është dukur
Dhe pse shpirti im të mban diku
Herë si fllad pranvere, herë si zë i bukur
Tek vështrimi im rrinë dhe sytë e t’u.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com