Shkollë legjendë – Avni Skenderaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHKOLLË LEGJENDË

Këtu në Tiranë,
Në rrugën e Dibrës,
Porta e shkollës time,
Shkollë me kujtime.

Porta është aty,
Nuk e shkulën.
Shkolla jo,
E mbyllën!

Në vitet 90-të,
Një djallëzor,
Mbylljen firmosi,
U thaftë ajo dorë !

Ku është fidanishtja,
E fidaneve të rrallë?
E prishën,
Të marrët vandal.

Ku është flamuri,
Para tij u betuam.
E leckosën,
E përdhosën!

Korifejt e Kombit,
Të deshën, të ëndërruan,
Shkatrrimtarët jo,
Të eleminuan!

*****

Para portës ndalem,
Nuk eci dot,
Gjunjët më dridhen,
Në kujtime kridhem.

Kujtime ku më ¢oni,
Ndalni një ¢ast,
Mos më torturoni,
Zemra po më plas.

Në cep të mustaqes,
Lotin lëpij,
Jam i moshuar,
Nuk jam fëmijë!

Në syrin e gjyshit,
Loti nuk shkon.
Është lot hidhërimi,
Begsi më kupton.

*****

Me nostalgji,
Legjendën kujtova,
Udhën e dijes,
Këtu fillova.

Në auditoret e saj,
Fëmijët antifashist,
Zbritën nga malet,
Triumfalisht!

Bijtë e dëshmorve,
Në luftë rënë
Mbetur jetim,
Pa bab e nënë.

Bijtë e fshatarve,
Bijtë e puntorve,
Ti shkollë i rrite,
Ti i edukove.

Atdhetar të zjarrtë,
Për shtet e Atdhe,
45 vjetë,
Shqipërisë i dhe!

Thellë në zemra,
Shkolla jeton,
Nuk mund të harrohet,
Legjendë shkolla jonë.

E them me krenari,
E kam për nder,
Jam skënderbegas,
Si atëher!

*****

Tingujt e borisë,
Më zgjojnë në mëngjez,
Me vrap në gjimnastikë
Xhveshur gjer në brez.

Bëj rreshtore,
Me top luaj,
Mësoj rregullore,
Dhe gjuhë të huaj.

Mësoj fizikë,
Kimi e histori,
Muzikë, matematikë,
Vizatim, letërsi.

Këngë patriotike,
Për ditë këndoj,
Në opera, kinema,
Me shokët shkoj.

Hyj në mësim,
Me mësuese Dhuratën,
Një ditë hartimi im,
Mahniti klasën.

Ishte një shkëndijë,
Që vlonte ne deje,
Prirja për të shkruar,
Mbeti brënda meje.

Mësues të nderuar,
Kë të kujtoj më parë,
Të pa harruar,
Emrat në altar.

Na dhatë dije,
Më të mirën edukatë,
Për djem Shqipërie,
24 karat.

Ndjesë për prapësitë,
Se edhe kemi bërë.
Ne ¢apkën të lindur,
Ju zemër gjerë.

Mirënjohje pa fund,
Në memorje mbetët.
Si ju e ajo shkollë,
Nuk kishte tjetër!

*****

Skënderbegas,
¢do gjë me kuptim.
E bukur uniforma,
Si mosha në shpërthim.

Po ylli në ball,
Sa lezet të ka?
Ishte simbol,
Për punë të mëdha!

Miq skënderbegas,
Rrënjët atje kemi.
Të shkollës Skënderbej,
Të fidanishtes jemi!

Krenar për emrin,
Për rrugën krenar.
35 000,
Armatë me luftëtar!

Ne kemi një emër,
Që prindërit na vunë
Kemi krye emer,
Që nuk vdes kurrë.

Shkolla Skënderbej
Fidanishte për ushtri.
Për kombin vlerë,
Nder e krenari.

*****

Sa personalitete,
Vendit i dhe.
Në çdo fushë të jetës,
Fidanishte je.

Elitë intelektuale,
Kuptim i dhatë jetës.
Ju miq të mirë,
Bënit diferencën.

Begsit komandant,
Begsit komisar,
Lum kush i ka njohur,
Lum kush i ka parë!

Begsit artilier,
Të rrallë shenjëtar,
Drejtë në objektiv,
Me predhën e parë.

Begsit tankist,
Oshtima në luginë.
U ndjek këmbsoria,
Në sulm vetëtimë.

Begsit aviator,
Kundërajror e detar,
Sy mprehtë,
Në vijën e parë.

Begsit sportist,
Shkrimtar e artist.
Mjeshtra të vërtetë,
Profesionist.

Begsit gjeneral,
Ministra, deputet.
Shtetar të mirë,
Lider të vërtetë!

*****

Thuaj skënderbegas,
Me zërin plot.
Shqiponjë ke thënë,
Moj Shqipëri nënë.

Thuaj skënderbegas,
Përjetësi ke thënë.
Zemër shqiptare,
Krenari kombëtare.

Thuaj skënderbegas,
Ke thënë lavdi.
Ke thënë siguri,
Ke thënë liri.

Thuaj skënderbegas,
Me zërin e fortë.
Ke dhënë kushtrim,
O miku im.

Shkruaj për ty,
Vëlla skënderbegas.
Nuk pushoj dot,
Zemra mi thotë!

Se ti ndrin,
Me emrin tënd.
Kudo që je,
Mbi dhe e nën dhe!

Më shumë se është shkruar,
Do shkruhet për ty.
Brezat do tregojnë,
Nuk do të harrojnë.

Nuk harrohet ajo shkollë,
Institucion strategjik.
Mësonjtore e rrallë,
Për djem atdhetar.

*****

Portë e dashur,
E shkollës time,
Portë e florinjt,
Mbushur me kujtime!

Mbylljen tënde,
Kush firmosi,
Harrimin e tij,
Turpin vulosi.

Mendimet bredhin,
Herë si amanet,
Herë si dëshirë.
Veç për mirë.

Sikur shkolla legjendë,
Që bëri histori,
Lartë të vlerësohet,
Përjetsisht të nderohet.

Dëshirë e dëshirave,
E parandjej.
“Nderi i Kombit”
Shkolla Skënderbej!

*****

Njomështak isha,
Kur u vesha i blertë,
Trembëdhjet vite mbi supe kisha,
Skënderbegas mbeta për jetë!

Kur të mos jem në jetë,
Dhe në se më kujtoni,
Ishte skënderbegas,
Zë plot ta thoni!

Tek pllaka e rrafsht,
Që vihet mbi kokë,
Skënderbegas 1962-1966,
Më vini o shokë!

Nuk dua lule,
As fjalim.
Emri skënderbegas,
Të ndrij mbi varrin tim!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com