Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Hapu tokë!

Vetëm një çarje,sa njerin sy të afroj.
Ujëvarë mallëngjimi t’bie n’gurgullim.
Shtratit prej guri,myshkun t”ia largoi.
Që gen pellazgjik,ta shijoi te origjinë.

Gjenezë n’palc guri,te gurë epitaf.
Të ngjitem te kurorë mbretërore.
Te Teuta,Argjiroja e Gent ilirjan.
Bashkuar te përkrenare arbërore.

Do “ndaloj” t’shikoi legjendën e kombit.
Te tokë e përgjakur,brezat i bashkoi.
Skënderbeun-Emblema e Kastriotit.
Sa t’më rrokë dielli,me shqipe t’fluturoi.

Do ngrihemi ngadalë,nga peshë amaneti.
Në tokën breznore,e ruajtur për të gjithë.
Po gjak i t’parëve,brenda tokës më mbeti.
Se duhej shkruar,gjenezë e shqiptarisë.

Syri tjetër “priste” i buzëqeshur.
Mes diellit,yjeve,deri tek hënë.
Qerpikharkuar nga vesë e mëngjesit.
Dy sytë bashkohen,tek zemra NËNË!

Vite i larguar ,nga prehër i nënlokes
Vendlindjen shihja me syrin ëndrrimtar.
KRENARINË kërkoja te çarje e tokës.
Shpirtin ta ushqeja, me genin shqiptar!

Myrto Hysaj korrik 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com