Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Injoranti.

Më fjalët pa menduar, kur i fletë
është i zoti, të rrënoj një qytet
nuk e kupton, bukurinë e diturisë
e sa i lumtur jetohet, mes shoqërisë

Në mesin e një morie injorantësh, hyri i kulturuari
me fjalën e ëmbël, i beri të dëgjojnë
duke patur si armë, shprehjen fiton i duruari
të gjithë së bashku, arrin i sfidon

Mbetën gojë hapur, e zjarri u shua
s’u hodhën më fjalë, c’të thash, e ç’më thua
se mendja e ndritur, tha vec dy fjalë
e jo si turma e tyre, që flisnin si papagallë.

L. K. Mema

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com