Frymoj lirshëm – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FRYMOJ LIRSHËM

Sonte po çmendem me ndjeni o miq
Fajet i ka vera a ëndrra në hënë shaluar
Njolla e zezë dua të jetë oazë e gjelbëruar
Me yjet të loz cic-mic
N’ bërthamën e diellit ta loz Shotën
Në Antarktik të flejë lakuriq
Në fund të Pacifikut të vrapoj maratonën
Nuse Afërditën vjehërr Teutën
Me Spartakun të ndeshem në fushë mejdani
Me Homerin ta rishkruaj Iliaden
Të pikturojmë bashkë Monalizen
Gjergjit t’ia mund dorën
Moxartit t’ia huazoj partiturën
T’i ndjej notat e dhimbjes së Lulit
Buzëqeshjes t’i shijoj ëmbëlsinë
Ajnshtajnit t’ia vjedh formulën e relativitetit
Sonte kam lajthit..vërtet kam lajthit
Ma visheni këmishën me mangë të gjata
Se di fajet a i ka vera a ëndrra në hënë shaluar ?!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com