Më ndje në mungesë – Mehmet Breznica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË NDJE NË MUNGESË

Që ti e dashur të jesh përrallore
Flokët do ti yllëzojë me kristalet e syrit tim

Që ti e dashur të mos humbësh rrugë në kulisat e territ
Gishtërinjtë do ti ndezi qirinj

Që ti e dashur të kesh këmishë të kaltër nate
Do të mbështjellë me ylberin e qiellit të dashurisë

Që ti e dashur të kesh pelerinë të hollë banjoje
Do të vjedh teshat e hënës kur të lahet në det

Që ti e dashur të kesh zjarr në votër
Do të dhurojë brinjët e dashurisë sime

Që ti e dashur të kesh pasqyrë në dhomën e fjetjes
Do të jap xhamat e dritares nga shpirti im

Që ti e dashur të kesh thesare
Do të thyej arkën e Perendeshës Dea

Që ti e dashur të kesh kurorë të argjend
Do të sjellë lule nga toka e dashurisë sime

Në dasmën tonë me krushq dielli më ndje
Jam i varrosur nën të azilit dhe

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com