Je i falur – Ildije Xhemali
JE i FALUR
Bir, je larg
Më djeg për ty
Plumbi mall e merak
Por dhe të tjerët
Si dua më pak
Kur dita e trishtë
Me të hidhurin lajm
Si të gjithëve na ka ardhë
“Ndrroi jetë e jonia nanë ”
Mos u nis, në s’pate mundësi
Gjithçka ke bërë, s’ke lënë mangësi
Dëgjuar më ke, me ëmbëlsi.
Oh, dora jote me sa dashuri
Mbi kokë, mbi shpatulla ndjerë
Trajtuar, mbi një mbretëreshë, në vlerë.
Qëndro pranë gruas, fëmijëve të tu
Të jenë mirë ata, unë gjithashtu.
Të më falni, o të mijtë bij
Rrënjët e shpirtit tim
Sa merituat, dashuri
S’ua dhurova dot n’ fëmijëri.
Kur ju shoh të lumtur
Si lisa të gjelbëruar
Dhe rrënjëthellë
Zbukuruar me pjergullën
Degëve mbështetur e hedhë
Çdo sakrificë larguar e harruar.
Në qoshen time
Ulet lumturia
Diellit e Hënës
I fal nga gëzimet e mia.
Përmbledhje me poezi
Blerimi i akulliit.