August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POEZI

Edhe pas pesë shekujve të ferrit
S’na lenë rahat mua as ty poezi
Ani së ku në ëndrrën time dhe kush
Në më të dashururën Shqipëri

Mos qofsha në lekurën e tyre të djallit
As të ndonjë emri me fytyrë t’daskallit
Gënjejnë kur të thonë se të kemi zonjë
E s’të lenë të lirë si mbretëreshë të mirë

Ca të pa fytyrë të kërkojnë më u rrëfye
Mendojnë së ka ende komunista e shkie
Nëpër foltore më u kryque ç’na shkoj jeta
Kurrë pa guxue më t’thanë tungjatëjeta

Rilindasit do të ju thonin s’keni faj t’gjorë
Kurrë s’keni pasë poezi të mirë n’dorë
Më t`u nxanë fryma me pika e pengesa
Poezia e lirë e bën poetin të mirë

Poezia ka bekimin e gjuhës së Zotit
I ngjanë lirisë së shpatës së Kastriotit
Nuk i thonë kot mbretëreshë e bukurisë
Mikja ime dhe e poetve të Shqipërisë.

Gusht 2020 AGIM DESKU

Nga vëllimi poetik ,,ÇJERRJE MASKASH” ku së shpejti në dorën e lexuesve

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com