August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vaksinë…

Gumzhin globi
si një fole termitesh,
që lëkundjet e tokës e kanë shembur !
Dridhet
në makth bota që udhëhiqet,
dekadash nga njerëz patologjikisht
të çmendur !

Digjen
mushkëritë e globit,
shkrumbohen kafshë e pyje !
Hesht në shejtninë e tij
vetë Zoti..
Ndërsa gëlojnë trutharët
në polemika galaktike me planet e yje,
në gjithë ekranet e Globit!

Heshtin poetët
s’kanë fjalë,figura as rima,
konsumuar në idile dashurishë të pandodhura !
Sfilojnë në qiell
lirshëm nëntëmbëdhjet covid,
e në amfiteatrin gjigand
vrasin ditët netët miliarda fytyra
të stërlodhura…

Vdekja,
është ulur turqisht mbi glob,
teksa jeta në agoni përditë humb vlerë…
Bomba atomike
tashmë është vetëm një relike.
Përballë të padukshmit
Covid-19 pa peshë
as erë.

Vaksinë
ju dhuroj poezinë.
Injektoni në vena dashurinë
shpëtoni njerinë ..!

Miku Artit
Shkodër.17.08.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com