August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KTHIMI

Rrugicat me gurë nuk ishin si më parë
as libraria nuk ishte më aty,
kinoja kthyer në ndërtesë të lartë
e zbrazur baltosur pa dry.

As dashuria s’kishte si më parë jetë
zoti ishte bërë njeri e njeriu trysni,
mungonte ai plaku që shiste fara n’gazetë
s’mund t’lexoje lajme në letër a në sy.

Njerëzit ecnin flisnin me zë a gishtërinj
edhe kur s’kishte gjallesë a ‘passant’
shoferët me I-Phone katër sikur bëjnë magji
askujt si bëhej vonë – sikur t’ishin emigrantë.

© Gjulie- julie krasniqi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com