Kirie eleison – Fatmir Gjata
Kirie eleison
Mëshirë o zot… o zot mëshirë,
për ne të gjorë
që vdesim vetëm ditë për ditë,
jetojmë me zor
përherë kështu,nata është shpejt,
dita është vonë
na ço në udhë,ku udhë s’ka më…
kirie eleison
Në shkretëtirën përbrënda vetes,
na hap një pus,
me zë të ngjirur,me buzë të tharë,
me sy të lus,
për veten time,për botë të tërë,
për kë mungon,
lutem në gjunjë kirie eleison…
kirie eleison
Mëshirë për mua kur qiell më lag,
dheu më tret
se dua Zot të jem pranë teje,
të jem poet
e fatet bashkë ti marim shpinës,
ashtu gjithmonë
me duart lart,me kokën poshtë…
kirie eleison
Mëshirë për kë zhytet e humb,
në gotë t’rakisë
vetëm për të gjetur fillin e artë
të lumturisë
për puthje zjarr e gjak kur rrjedh
ashtu ndër deje
kirie eleison…kirie eleison
kush rri larg teje
Për dheun tim,prag e flamur
e fisin tim
për kë ka mbetur si degë e vyshkur,
pa pagëzim
për kë su gjënda dot aq afër
kur kish nevojë
kirie eleison për të zëmëruar,
që s’flet me gojë
Për kë s’u gjend në vënd të duhur,
o zot mëshirë
për kë nuk gjeti rrugë të shënjtë
sepse i pirë
dehur me verë për një pezm
hedhur në gotë
kirie eleison…kirie eleison me duf në zëmër,
larë në lot…
Fatmir Gjata