Hej Ju – Lindita Kurti Mema
“Hej Ju”
Jetojmë në një botë, ku mbizotëron lëndimi
ku drekojnë së bashku, gjykatësit dhe krimi
jetojmë në një botë, ku plaga kullon
e sehirxhinjte të gjithë, bëjnë sikur s’shikojnë
Jetojmë në një botë, plot mizoritet
ku i ligu pas shpine, pa mëshirë të godet
jetojmë si të lire, e liri nuk shikojmë
se futur në grackën tuaj qëndrojmë
Jetojmë në një botë, ku s’ka dashuri
me njerëz e pa njerëz, të gjithë në vetmi
korrupsioni dhe droga, drekojnë në një tryezë
dhe pse i shikojmë, se kanë për ofezë
“Hej Ju”
Lërini buzët e kuqe, të mbeten origjinale
nxirrni nga goja fjalët, si burrat me taban
ju që doni të ndiheni, si shqiponjë dykrenare
dilini ballë botës, e luftoni për vatan
Ju që kollaren lidhur, mbani shtrënguar
lirojeni, që zëri juaj të bucas nëpër botë
mblidhni të gjithë yjet, që keni të larguar
inxhinjera drejtor e specialistë të zotë
E gabuar është rruga nga keni filluar
Gjermania, Amerika s’ti jep falur me thasë
që vendin në karrige, ta keni të merituar
ndershmerishtë punoni, e populli s’do t’ju godas..!!
L. K. Mema