O moj hënëz – Manushaqe Hoxha Laçi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
O moj hënëz
O moj hënëz ledhatare
hedhur trupin si selvi.
Prekma syrin të ndez zjarre
pranë teje kur të vij.
O moj hënëz përmbi male
mbushur ballin me stoli.
Mos ma hidh syrin me naze
se po shkrihem si qiri.
O moj hënëz përmbi dete
sillmë aromë vajzërie.
Të të mbaj pishtar me vete
dritë ujvarash lumturie.
Hënëz moj, ulur në brigje
yjësi derdhur mbi ballë.
Kapërce gardhe e shtigje
jepi krahë ndjenjës së rrallë.
Hënëza ime, jepma dorën
buzëmbrëmjeve përgjithmonë.
Ta vendos mbi flokë kurorën
simbolikë e dashurisë tonë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com