Qe pranvere 2020… – Teuta Shaqiraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Qe pranvere 2020…
L’amore è più forte della morte.
Dashuria me e forte se vdekja.
Pranvera e 60 – të më “burgosi” brenda
Me lulet e sapo çelura në shpirtin tim
Aroma e saj me dehte përtej xhamave,
Duel i heshtur mes territ e ëndrrave
Natyra harlisej pa ndrojtje n’sytë e mi
Penelata Van Gogiane, risim jetë, ç’poezi!
Koral bilbilash, me fluturzat dalldisur
Gushëkuqi rrihte krahët me mua përqafuar
Një lot ylbertë rodhi, mbi parvaz rënë
“STINËT” è Vivaldit, petal bajamesh rozë,
O terr, “kurorë” vdekje ku është i yti gjemb?
“Nabucco” Verdiane me ty, dhëmb për dhëmb.
Teuta Shaqiraj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com