August 11, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Z E R U A !

Zerua, është një vijë e mbyllur, e rrumbullakosur.
Asnjëherë, në brëndësi të saj, mos u mbyll.
Si një zero me xhufkë, mos më rri i krekosur.
Veshëve të tua, mos u vërë, asnjëherë dyll.

Hapi sytë, bëji katër edhe katërmbëdhjetë!
Sepse kemi kudo miq, por armiq më shumë.
Ata i kemi, si numura me bollëk në jetë.
Vlera e çdo njërit, çmohet kur të bënë punë.

Zerua është vetëm fillimi. Është edhe infiniti.
Asi, sa më shumë zero ka pas, i rritet dhe vlefta.
Në mes të plusit e minusit, zerua është kufiri.
E përfytëroj si një rrotë, ku rrotolllohet jeta.

Zerua, si pikë takimi dhe qëndër e çdo diagrami.
Shfaqet nëpër kurba, vetëm me të vërteta.
Në dy anët e tija, nga vlerat e antivlerat bëhet nami.
Ndahen plusi nga minusi, si jeta nga vdekja!

Vlerën më të madhe zerua e ka them unë,
Në rruazat e kuqe të gjakut, kush Zero e ka grupin
Floririt, mund t’i bjerë e t’i grihet vlera në bursë,
Por dobia e këtij gjaku, kurrë s’mund të humbi!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com