Eja përsëri – Lindita Kurti Mema
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Eja përsëri.
Ti erdhe si shiu, e më le plot kujtime
si mos të çelnin trendafilat e zëmrës time!?
ti erdhe ndeze dritën, kur sytë nuk po shikonin
e si të mos doja, kur të gjithë po më harronin!?
Ti erdhe dhe trokite, në xhamin e dritares sime
si nje mysafir i paftuar, e shtruar e gjen,
zëmra ime për ty, kaq kohë ishte në pritje
e si të mos doja, kur ti më dhe jetë.
Ti erdhe, e tek ty gjeta strehën më të ngrohtë
kur shiu dhe bora binin me furi
me ty se ndjej, as dimrin më të ftohtë
ndaj ditëve të zymta eja përsëri.
L. K. Mema
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com