August 7, 2024

Lulet e pjeshkës – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lulet e pjeshkës

Në oborrin tim pjeshka çeli lule,
Oh sa e bukur erdh pranvera këtë vit,
Sa herë të afrohem, ti degën përkule,
Frutat e tua me kujdes rrit çdo ditë,

Nga dritarja sodis bukurinë tënde,
Çfat pata me tu moj e bekuar,
Ti nis e zhvishesh vënde-vënde,
Më tregon trupin tënd të harkuar,

Shkoj pranvera, vera të rriti,
Frutat e tua shkëlqejnë nën Diell,
Shiu i beharit rrënjët të vaditi,
Kur jam nën teje, ndonjë frut më hedh,

Unë pres frutën në majë të pemës,
Atë më të mirën, ndër të tjera,
Ti më flet me gjuhën e zemrës,
Çdo njëra ka të vetat vlera,

Herë-herë të ulësh degët të lus,
Herë-herë më lutesh ti që frutat ti këpus.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com