Vargjevjedhësve ! – Abdi Përgjegja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vargjevjedhësve !
Kur e vodhe atë vjershë,
s’mendove për ndonjë qeder.
Por nuk është aq e thjeshtë,
si të vjedhësh një kile sheqer.
Shpejt sheqerin e mbaron,
bashkë me të ikën ëmbëlsira.
Ndërsa librin sa herë lexon,
në stomak do këshë trazira.
Që të ta ftilloj edhe më hollë,
është si të keshë një fëmij kopil.
Për çdo ditë kur e çon në shkollë,
të duket gjithkush t’sheh ta din.
Me fëmijet e tjerë s’ngjason,
eshtë më i miri dhe në mësime.
Nuk të ka prind por fort të don,
s’të jep kurrë rast për qortime.
Kur e vodhe atë vjershë,
këto s’të shkuan në mendje.
Besoj atë ditë dhe ke qeshë,
tash gjithë jetën ndjej bretje.
Abdi Përgjegja
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com