August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nga je?

Shpesh më pyesin nga je?
Dhe unë ndonjëherë them se di,
Të gjithë jetojmë mbi k’të dhe,
Ndërrojmë shtëpi e kalojmë kufi,

Nëse doni të dini, ju tregoj k’të histori,
Ju them bijë e kësaj toke,
Gjyshërit lindën në Çamëri,
Në një pjesë mrekulli të kësaj bote,

Kujtime të pa harruara nga fëmijëria,
I ruajtën në kujtesë deri sa shkuan,
Atje ku të mahniste bukurija,
Nga malli për Çamërinë u përvëluan,

Ju them për prindërit që lindën në kufi,
Sa shkelën tokën Shqiptare,
Çdo zgavër peme ju bë shtëpi,
Dhe në Tiranë u ngulën për fare,

Atje ku linda dhe u rrita për vite,
Në kopësht dhe në shkolla studiuam,
Më pas ti Itali vetull ngrysur na prite,
Tek ti rininë të tërë kaluam,

Dhe fëmijët tanë sot thonë, jemi çam,
Dhe pse Diellin e Italisë për herë të parë panë,
Për tokën e gjyshërve tanë,
Që para vdekjes amanet na e lanë,

E ç’tju them më shumë akoma,
Kam disa vite në Londër jetoj,
Nipër edhe mbesa këtu ndoshta lindin,
Por unë vendlindjes time i gëzoj,

E ju më pyesni nga je?
Unë historinë time nis kujtoj,
Si një xingar që aty këtu fle,
Por origjinën kurrë se harroj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com