Gjenocidi i kryer – Haziz Hysa
G J E N O C I D I I K R Y E R !
U kanë çarë barkun….
Me thika nënave shqiptare shtatëzana.
Janë tallur para tyre
Me fëmijën e gjallë të palindur.
Me sopata kanë prerë kokën
Fëmijëve e të rriturëve……!
I kanë djegur e hedhur
Në puse e në lum ende të gjallë.
Mijëra njerëz mbetën të zhdukur.
Pa datë përkujtimore e vend për lule.
S’kan vend për të u lutur e për të i qarë.
Sa i nderojmë shpirtrat e tyre që u masakruan.
Oh sa e sa herë mungojnë varret e tyre.
Dhe gurët e varreve në Kosovë plotë gur.
Dogjën me mijëra shtëpi në fshatra dhe qytete.
Vodhën barbarisht gjithë pasurinë shqiptare.
Të gjitha këto dëbime e masakra të kryera.
Nuk klasifikohen ndryshe nga logjika.
Gjenocid për pastrim etnik në Kosovën time.
Tregon se kishim aparteidin mizor e barbar.
Çudirat tani nuk kanë të sosur në lirinë tonë.
Drejtësia me paradokse mbizotron kudo….?
Tradhtari dhe hajni nuk respektojnë drejtësinë
Hipokrizia dhe karierizmi rriten në çdo hapsirë
Mynih.24.11.2020.Haziz Hysa