August 6, 2024

Bozhuret e Camërisë – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bozhuret e Camërisë

Do celin lulet e gjakut
Lulet e kuqe të tragjedisë

Do celin përsëri lulet e gjakut në Camëri
Lule të kuqe vaditur me gjak
Me gjakun e njërzve pa faj
Me gjakun e njërëzve të tu
Me gjakun e njërzëve të mi

Në malin Bozhur të Camërisë
Ku legjenda janë thurur
Mbi trimat e trimëritë
Dy majat flamur
Sa krenare i rrinë

Tregojnë për popullin Cam
Për masakrën ku u prenë dhe u vranë
Për tokat që lanë pas
Për vëndin që me sy më se panë

Aty do celin lule.gjaku
Bozhure të kuq lule zambaku
Do lulëzoi manxurani
Do ngrohet shpresa e cdo cami

Të kthehet në vëndin e tijë
Ku jeta përsëri të nisi
Sa mall oh sa dhimbje
Asnjëherë njëri s’të braktisi

Me zor të.përzunë nga të tuat toka
Në Camëri ngeli
Përherë kthyer mbrapa koka

Një shpresë rri zgjuar
Kur do shkojmë vallë?
Në vëndin që u lindëm
Me sy më se pamë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com