Eja, eja, bylbyl Shqiperie – Gresilda Rrugeja
POETJA GRESILDA RRUGEJA NE MUAJIN NENTORE TE 2019 I SJELL LEXUESIT NJE LIBER ME POEZI KUSHTUAR KENGETARES SE MIRENJOHUR PARASHQEVI SIMAKU.FAMILJA RRUGEJA KA BOTUAR 14 LIBRA.PER LEXUESIN SOT PO SJELL DISA POEZI TE POETES GRESILDA RRUGEJA MAR NGA LIBRI :PARASHQEVI SIMAKU PERLA E MUZIKES SHQIPTARE.
Eja,eja,bylbyl Shqiperie
Jam futur thelle ne enderrime
Lapsin mar e shkruaj ngadale
Dhe une te flas ne zemren time
Kete poezi vec ty ta fal
Vargu im u rendua
Shpirti im se mban dot;
Spektatorit zemra iu lendua
E sot per ty derdh vec lot
Edhe lulet kane ulur kryet
Se,se degjojne zerin tend
Ne qiell s’ndricojne as yjet
Per ty renkon cdo gure cdo shkemb
Ne Kavaje ke djepin e foshnjerise
Eja,eja,ti bylbyl Shqiperie!
Kendo serisht embelsisht
Kenge te bukura lumturie.
Gresilda Rrugeja 04, 06, 2019.
Per ty o yll,poezi po shkruaj
Shkruaj ne heshtje ne kete mbremje
Hena e bukur me shndrin nga larg
Yllin e kenges kam ne mendje
Hena e plote ndricon cdo varg!
Ndjenjat naten fort mu zgjuan
Dora ime bukur shkruan
Vargje,rreshta pa mbarim
I shkruaj bukur per Yllin tim
Per nje cast rri e mendohem
E ne shpirte thelle lendohem
Portretin tend ne dore mora
Lotet rreke me rane si bora
Yllin prane une e kerkova
Por kerkund se gjeta dot
Poezi per te shkrova
Ne cdo germe derdha lot
Ah moj zemer e lenduar
Perse me rri naten zgjuar
Rri e pusho qete e qete
Se kenga e Yllit rron per jete.
Gresilda Rrugeja 20 ,06, 2019.
Zeri yt embel tingellon
Hena e plote bukur ndricon
E shkelqen porsi argjend
Zeri yt embel me tingellon
Sa here qe shoh portretin tend
Zemra jetoi perjetsine
Neper udhet varg e varg
Ate cast nisa poezine
Edhe ika larg ,shum larg
E mar penen edhe shkruaj
E shkrep vargun si vetetime
Ne cdo varg une vuaj
Puthis rreshtat i bej rime
Vargjet i rreshtova nji nga nji
Plot gjalleri e kenaqesi
E thura sot kete poezi
Per te madhen Parashqevi.
Gresilda Rrugeja 12, 03, 2018.
Drejt atdheut fluturo
Nis e shkruaj ne te bukuren natyre
Cfar kam ne shpirt nis ti them
Bukur ndricon ketu cdo ngjyre
Gjith trupi im eshte nje poeme
Bota ketu me duket me e bukur
Mendimet me cojne tej e tej
Gjithmone me je dukur si nje flutur
Nje ze te embel vec te ti e gjej
Per zerin e embel qe ke ti
Cdo kengetare ta ka lakmi
Kendon bukur plot mjeshteri
Askush s’kendon me bukur se ti
Poezi per ty kam ngritur
Kjo tregon se une te dua
Sa shume vite te kam pritur
Eja serisht ne trojet e tua
Drejt atdheut fluturo Parashqevi
Populli krahehapur te pret sot
Me mallin dhe dashurine tende ne gji
Dete dhe oqeane do ti mbulosh me lot.
Gresilda Rrugeja 06, 06, 2019.
Parashqevi Simaku
Kur te gjithe shkojne e vijne
E loti yt rrjell nder faqe
Rrekete loteve te perpijne
Ata kerkojne dashuri dhe paqe
Zemra jote Kavajen ndjen
Dy syte e embel per te qeshin
Shpirti yt per te rrefen
Eh,buzet e tua sot vec heshtin
Ndoshta jeta te ka zhgenjyer!
Por ditet shkojne e kujtimet mbeten
Sa shume per ty ajo ka rrefyer
E kenget e tua asnjehere su treten.
Gresilda Rrugeja 28 maj 2019.
Parashqevi Simaku
Jam thare e jam tretur
Per ty ne shpirte jam thare
Moj kengetare ze bylbyli
Ne skene me ste kemi pare
O bylbyl! Motra jemi!
Si ti dhe une kemi nje hall
Si ti dhe une nje zemer kemi
Te pres ne skene me shume mall
Plage ka Kavaja ne zemer
Se s’kendon bylbyli sot
Ajo kendon ne shpirte dhe ne e presim
Serisht kenges tia thote
Po kush tha se ajo skendon?!
Ajo kendon ne cdo shtepi Shqiptare
Une i uroj sherim te shpejte
Bylbylit te kenges Shqiptare.
Gresilda Rrugeja 10 ,02, 2019.