Viti Ri – Imri Demisai
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
🌠 V I T I 🌟 R I 🌠
Viti i vjetër me
shkop në dorë.
Po ec ngadal´
nëpër dëborë.
E mban të birin
në shpinë.
Se c´i thot´
për pandeminë.
Po e sjell
ta hipë në fron.
Se koha e plakut
po kalon.
U hap fjala
shesh më shesh.
Viti plak
vec buzëqesh.
Nuk dihet se
c´ka në dorë.
Po s´duket
aspak fajtor.
C´na pandeh
ky vit abrash.
S´jemi popull
kokëtrash’.
E dimë ne
o mjekërbardhë.
Se dardha
bie ndër dardhë.
Nuk e duam
jo, tët bir.
Presim një vit
më të mirë.
Dhe, foli
një plak’ e urtë.
Peshperiti me
zë të ultë:
- Ju mos u
mërzitni hic!
Se djalin
e ka dobic!!
[idem@isai]
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com