August 3, 2024

Mos u zemëro, kitara ime – Ymrije Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS U ZEMËRO,KITARA IME

E dëgjove këngën për pianon
Dhe ti nise direkt të këndosh
Ia dije mirë asaj famën
E mua nise të më qortosh!

Për ty e dimë,moj mikja ime,
Me ty nuk ve asnjë tjetër,
Se ty të kam në zemrën time
E për mua je mikja më e vjetër.

E shikon bukuroshe,ku të kanë vendosur?
Përballë meje qëndron përherë
Asnjëherë s’t’i lë telat pluhurosur,
Të shohë përballë e fluturoj menjëherë.

Luaj me ty,lëshojmë tinguj mjaltosur
Dhe mjelmat në liqe ingrejmë në vallëzim.
Luten melodia të mos ketë të sosur
E bashkë me to lutet shpirti im

Mos u zemëro,kitarja ime,
Me ty luaj dhe nëse jam sëmurë
Se ti je pjesë e jetës sime,
Prej meje nuk do të ndahesh kurrë.

Ymrije Beqiri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com