August 3, 2024

Prillit shpirt çel manushaqe – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Prillit shpirt çel manushaqe
@
Se për të pasë vëmendjen tënde
Duhet thjesht , ikur nga ti
Mund të jem e qetë në mbrëmje
Ç’ngjyrë të ketë kjo dashuri?
@
Se për të qenë më afër teje
Më parë nga ti duhet larguar
Për t’ardh me mall e zjarr në deje
Me një shpirt krejt të rizgjuar ?
@
Se për të ndjerë rrahje zemre
Si troku i kalit në vrapim lufte
Mos vall duhet të shpreh “urrejtje”
E të të them largou tutje??
@
Se për të ngelur ty në zemër
Duhet luftë ,nuk duhet paqe
Si vallë mund ta ndjesh aromën
Kur prillit shpirt çel manushaqe??
@
Se për tu rritur bisku i çelur
Në çdo cep shpirti si kristal
A ka ngjyrë tjetër dashuria
O ngrin e shkrin si borë në mal??
17 jenar 2016
Maria Hizma Kuci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com