Shëmbëllim – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Shëmbëllim
Mos më tremb
trishtim i zbehtë
në përtypje fjale
në përzierje ngjyrash
të lehta, në peshërënda
të mbetura si copra hekuri
në cifla të thyera,të ftohta.
Plotësimi i një rrethi
në rrethqendër
si e goditur
në shënjeshtër heshtje
e fatit pa fat
e pamerituar
në një kryevepër që çudit kohën.
Përtej kohrave
mbetet aty
për të qenë përgjithmonë
në shëmbëllimin e rrezelindjes së diellit.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com