August 4, 2024

Unë, shqipja e Shqypnisë! – Asja Mulgeci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë, shqipja e Shqypnisë!
501
tuj u kqyrë njashtu
sysh tanë ,
si n’pasqyrë,
Strukun mbillnim
esencjetën,
siç bleta mbledh
nektarin fushave
zukamash t’saj…
T’u bana atdhe
që vujtjesh i sfilitun
vujte për ta
qysh se ke le…
Mallin t’a solla
si melhem,
n’cdo gërm e varg
t’rimuem me dashni,
fryms tande iu ngjita
si mjalti n’hoje
oksigjen t’u bana…
Stuhive e motesh
t’çartuna
kurrë s’u ndava,
Çatinë ngjyrëart
t’vuna mbi krye,
n’shej dashnie,
T’kaplova shpirtshëm
n’cdo ind e qelizë,
Mos me t’lanë
kurrë vetem,
se vetmia trupin
t’a molizë,
Ngarkuem rand t’gjeta,
brengash t’vjetra,
Unë shqipja e Shqypnisë,
qysh n’gjenez
m’a paten ushqye,
me dasht vendin
e gjakun tem!…
Ty, bir Dardanie
t’a servira veten ,
me nota zemre
me krejt cka pata…
krejt pa hile,
bash si i ka hije
njaj bijë Arbnie,
Shallin me ngjyren
e flamurit t’tokës nanë,
t’a bana rrethkreje
gjerdan,
E kangen nisem
me çifteli e tupana,
bash sic dashti
e andrroj
i pavdekshmi
Adem Jashari,
e për cka u flijue
Bacë Bajrami ,
E t’dashunuem
Bashkuem zanin
zemrash
tue këndue,
“xhamadani vija-vija
asht Kosova
o asht Shqypnia”
Eh,për Ty bir shqiptari
Për Ty…
Çka s’u bana,
e prapë mjaftueshëm
sdi,a t’mjaftova?!
ASJA MULGECI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com