August 10, 2024

Harpagonet! – Marjeta Musaraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Harpagonet!

Botes shfaqesh si gjithcka
Kur ne te vertet asgje nuk jeni
Koha ndricon nga drita te medha
Jo manise tuaj qe boten te keni!

E genjeshtera juaj ben vecse zhurme
Harroni qe njeriu eshte kalimtar
Ju qe shpirtin tuaj mbani nen thunder
Enderroni vecse pasuri zullumqare!

Shperfytyroni shpirtin gjer ne skllaveri
Enderroni mjerisht se,juaja eshte bota
Ju e felliqni emrin dhe detyren njeri
Harroni qe bota ndahet ne epoka!

Jeni pronare te asgjese,jeten s’jetoni
Flisni per shpirt dhe shpirti juaj s’ka
Ju dhe vetes lirine i mohoni
Enderroni cdo cast,si mbreter pa kala!

Marjeta Musaraj! Dhe me keto vargje ju uroje nje mbremje te bukur!
Dhe mbi te gjitha shendetin!
Ju paca te gezuar miqsia ime!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com