Më kërko – Valbona R. Hadri
Më kërko
Nëse ke mall për këngën e trumcakut
Kërkom në pranverën e hershme
Tek dega e gjethit të blertë të pres.
Nëse të mungon flladi i shpirtit tim
Më gjenë tek lisi në trungun e tij
Bashkë me sythin e artë në të çelur
Në kërkim të verës dhe syrit të diellit.
Po pate plogështi në ringjallje shpirti.
Më gjenë tek lumi ku vashat hudhin guralecë dashurie.
Nëse ke mall për fjalën e Perëndisë.
Më gjenë tek fjalët e qiririt të shkrirë.
Ku digjej nata naimjane e pa gjumë.
Po pate mungesë përkëdheljen e nënès
Do ta gjesh në frytin e dashurisë qê e mbollëm bashkë.
Nëse do të tretësh në erë dashurie
Në shtratin e ëndrrès së përbashkët
Do ta gjesh ëmbëlsinë prej gruaje
Ku pikoi betimi i përjetësisë tonë.
Valbona Hadri